Edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në mesin e protestuesve në Jarinje

 

Në vendin ku janë grumbulluar serbët lokal, në Jarinje, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në targa të automjeteve, tashmë kanë arritur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

 

 

Ata kanë vendosur kamionë në mes të rrugës për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në hyrje dalje.

Policia u ka kërkuar atyre të lirojnë rrugën dhe të protestojnë në forma tjera, mirëpo pavarësisht kësaj kërkese ata janë të vendosur për të qëndruar në mes të rrugës.

 

\RTV-Okarina\