Edhe një muaj s’ka targa për kosovarët

 

Ka disa javë që është shfaqur mungesa e targave në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Në rrugët e Kosovës vërehet një numër i madh i automjeteve që në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, janë të pajisura me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.

 

 

Ndonëse nga MPB kishin deklaruar se furnizimi me targa do të fillonte nga kjo javë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kështu kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për IndeksOnline.