Kosova mbrëm u mposht 2-0 nga Spanja në kuadër të grupit B për kualifikueset e Kupës së Botës ”Katar 2022”.
Përveç rezultatit, Kosova kishte paraqitje të mirë si në fushë ashtu edhe në tribuna me ”Dardanët” që krijuan atmosferë fantastike.
”Mirë se vini në Republikën e Kosovës” (Welcome to Republic of Kosova) ishte mesazhi i ”Dardanëve drejtuar spanjollëve.
Një çudi na e rezervoi trajneri Bernard Challandes, i cili nuk bëri asnjë zëvendësim, dhe kjo i ndodhi Kosovës pas 44 ndeshjeve.
Që nga fillimi i pjesës së dytë lojtarët Valon Berisha, Florent Muslija dhe Fidan Aliti ishin në nxehje për 45 minuta dhe në fund asnjëri nuk u inkuadrua në lojë.
Shumë futbollist shkëmbyen fanellat me spanjollët, kurse Dresevic e kapiteni Rrahmani ua dhuruan ”Dardanëve”.
\RTV-Okarina\