E turpshme: Zyrtaret e Komunës se Skenderajt nuk dijnë të shkruajnë (DOKUMENT)

Komuna e Skenderajt ka prezantuar kornizen afatmesme buxhetore në Skenderaj me gabime drejtëshkrimore, shkruan rajoni.org.

Por pas prezantimit të kornizës afatmesme buxhetor në asamblen komunale të Skenderajt ka reaguar anëtari i Vetëvendosjes në Skenderaj, Bahri Zabeli, i cili ka posuat një fotografi ku as fjala UÇK nuk mund të shkruhej saktë.

Zabeli në rrjetin social në facebook ka shkruar: “Kuku për UÇK-në kush po e mbron, kinse!
Kjo është Korniza Afatmesme buxhetore në Skënderaj. As UÇK nuk e shkruajnë siç duhet!
Nuk është që këtyre ju dhimbset UÇK-ja, sepse po të kishin ndjeshmëri për UÇK-në, ndonjëherit prej 50-60 zyrtarëve të PDK-së që u ka ra në dorë ky dokument, e kish vërejtur këtë lëshim.
Këta t’u bërtit UÇK, UÇK janë bërë milionerë, në ndërkohë kanë harruar qysh shkruhet UÇK.
UÇK e shohin si instrumenti që i bëri milionerë. E po duan ta shohin ende. ë, ë, ë.
Ka mbaruar ajo kohë
UÇK është e popullit prej të cilit buroi.
Jo e hajnave që u bën milionerë t’u ia keqpërdorur emrin si në rastin konkret”.

No photo description available.