Komuna e Skenderajt, e udhëhequr nga Fadil Nura iu ka dhënë ultimatum vetëm 3 ditë mbi 10 familjeve në banesat sociale, që t’i lirojnë ato dhe qelësat t’i kthejnë në drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.
Në njoftimin që ka siguruar redaksia e RTV Okarina shihet qartë kërcenimi që iu është bërë këtyre rasteve që të lëshojnë banesat sociale, pa paralajmerim më afatgjatë dhe në këto rrethana pandemike dhe në dimer.
Vlen të permendin që pothuajse të gjitha familjet e vendosura në banesat sociale janë vendosur në kohën kur Komuna e Skenderajt udhëhiqej pikërisht nga PDK-ja.
Për këto veprime të pushtetit aktual qytetarët në fjalë kanë shprehur mllefin e tyre dhe paralajmerojnë shfaqjen e pakënaqësive të tyre në forma të ndryshme.