Një nënë ukrainase ka shkruar në shpinën e vajzës së saj dy-vjeçare, emrin dhe disa të dhëna të tjera të saj në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë. Sasha Makoviy ka publikuar foton e vajzës së saj Vira me ditëlindjen dhe numrat e telefonit të shkruara me stilolaps në trupin e saj. Ajo tha në Instagram :
Unë shkruajta mbi Virën në rast se do të na ndodhte diçka dhe dikush do ta merrte si të mbijetuar.
Një nënë ukrainase ka shkruar në shpinë të dhënat e kontaktit të vajzës së saj dyvjeçare në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë
Në foto është shpina Virës në ditën e parë të luftës. E shkruajta me duar që më dridheshin shumë. Por pse të them? Tashmë e dini se si është të zgjohesh nga tingujt shurdhues dhe të fuqishëm të shpërthimeve që mund të dëgjohen për dhjetëra kilometra. Unë dridhesha orët e para.
Sasha ndau një imazh të dytë të një karte kontakti të shkruar me dorë dhe të vendosur në xhaketën e Virës, ku tregohej emri i saj, emri i prindërve dhe numrat e tyre të telefonit, në rast se ata ndaheshin.