Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në qytetin e Vushtrrisë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri’, ku derisa po ecte vajza e cila kishte ardhur për pushime nga Norvegjia në vendlindje, një person i panjohur e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dërguar në një hapësirë të pabanuar.
E mitura bashkë me prindërit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi për rreth një orë. Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari e ka puthur me dhunë në turp dhe më pas e ka liruar që të ikë.
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të identifikojnë personin e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’.