E thonë hulumtuesit! Hudhra vret kancerin e trurit

 

Kanceri i trurit është një sëmundje e karakterizuar nga prezenca e qelizave malinje (kanceroze) në indet e trurit. Qelizat e kancerit zakonisht ndikojnë në funksione trupore dhe njohëse, duke përfshirë kontrollin e muskujve, kujtesën, frymëmarrjen dhe të tjerët.

Tumoret e përbërë nga qeliza kanceroze quhen tumore malinje. Tumoret jo kanceroze quhen tumore beninje. Tumoret malinje në mënyrë efektive shkatërrojnë qelizat e shëndetshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ka rreth 23,770 raste të reja dhe 16,050 vdekje nga kanceri i trurit çdo vit. Tumoreve të trurit u caktohet një ‘klasë’ nga një deri në katër, që tregon pamjen e tyre mikroskopike dhe nivelin e zhvillimit.

Pavarësisht nga të gjitha njohuritë që kanë, shkencëtarët nuk mund të identifikojnë shkaktarët e kancerit të trurit. Faktorët e mëposhtëm mund të rrisin rrezikun që dikush te prekët nga kanceri i trurit.

Fëmijët dhe të rriturit mbi moshën 55 vjeç kanë më shumë predispozita për tu prekur nga kanceri i trurit. Meshkujt kanë më shumë gjasa se gratë të zhvillojnë një tumor të trurit.

Është vlerësuar se rreth 5 për qind e tumoreve të trurit u atribuohen një historie familjare.

 

 

A është hudhra shëruese e kancerit të trurit?

Studiuesit në përgjithësi pajtohen se hudhra, e përdorur për mijëra vjet për të trajtuar sëmundjet njerëzore, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit.

Hulumtuesit kanë thënë për vite se hudhra shërben si një antidot i fuqishëm ndaj llojeve të caktuara të kancerit. Përveç dyshimit se neutralizon disa lloje të kancerit të trurit, hudhra thuhet se mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kancerit i gjirit, zorrës së trashë, ezofag, pankreas dhe stomak.

Shkencëtarët besojnë se përbërja allium sativum, ose allicina  i jep hudhërave  veti të fuqishme medicinale. Sipas një studimi të botuar në revistën Vitro Pharmacology, allicin ka karakteristika të forta antioksiduese, antiinflamatore, antifungale dhe antibakteriale. Hulumtuesit në studim gjithashtu vënë në dukje efektin frenues të allicines në proteinat e membranës së trurit, aquaporins, të cilat luajnë një funksion kritik në zhvillimin e kancerit të trurit.

 

 

Allicina është një nga përbërësit aktivë të hudhrës dhe ka një sërë enzimash antimikrobike. Mos harroni se është veçanërisht e fuqishme kur është e papërgatitur.

Hudhra e përpunuar në formë të hapave është ndoshta zgjidhja e duhur, por ju gjithashtu mund të zgjidhni të gatuani dhe t’i shërbeni në sofrat tuaja ushqimet me hudhër.

 

\RTV-Okarina\