Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij në punës në fshatin Grabanicë të Klinës.
Punëtori i moshës rreth 50 vjeçare dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë i një ndërtese ku pu punonte.
Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku shihet toka e mbuluar me gjak si pasojë e plagëve të marra.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Ekipa e emergjencës doli në vendngjarja ku edhe u konstatua vdekja e tij./Indeksonline/