Një person ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i një objekti në Pejë, shkruan Gazeta Demos
Rastin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 02:27 pas mesnatës kemi pranuar një informatë për një rast në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë, ku një person ka rënë nga kati i pestë i një objekti”, potencoi ai.
Gashi tha se viktima njëherë është dërguar në QKMF në Pejë e më pas në QKUK në Prishtinë ku është konstatuar edhe vdekja e tij.