E rëndë: 45 vjeçari shqiptar nga Tetova, ia pret nënës kokën me sakicë

Një 45-vjeçar në fshatin Sellcë të Tetovës e ka vrarë nënën e tij duke ia prerë kokën me sëpatë.

45-vjeçari me inicialet U.D. e kishte vrarë nënën e tij 73-vjeçare, N.D., diku tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Sipas RTV 21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

Ai ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.