Ky dokument u votua pa asnjë kundërshtim në asnjë amendament. Nga 637 eurodeputetë, 469 nga ata ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan.
Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka dhënë detaje nga raporti, duke theksuar nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën, si dhe procesin e saj të dialogut me Serbinë.
Eurodeputetja shprehu nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt për Kosovën.
“Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!”, ka deklaruar von Cramon./rtvokarina/