E papritur, Labinot Tahiri mbledh para për t’i dërguar në Ukrainë

Këngëtari Labinot Tahiri njihet edhe si bamirës.Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nëpërmjet Fondacionit të tij do të dërgojë një shumë parash në Ukrainë – si shenjë e humanizmit dhe solidaritetit me popullin ukrainas.Labi ka bërë të ditur se shuma do të jetë 2000 euro

Ky është postimi i Labit:POPULLI IM HUMAN!
Largë-dëgjueshmëria e zërit të popullit tim, para dy dekadash, për Liri dhe Pavarësi, ndezi dritën e gjelbër të kombeve të ndryshme nëpër botë, që t’a ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në luftën e tyre për çlirimin e vendit tonë nga regjimi serbo-sllav.
Sot, shteti i Ukrainës, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, përshkak të politikave për mbrojtjen e saj në raport me Rusinë, por ne nuk e urrejmë Ukrainën që nuk na njeh, sepse ne jemi popull human dhe në raste të tilla padyshim se hapim dyert e zemrat për t’i ndihmuar kujtdo që ka nevojë për ne!
Dhe Fondacioni ynë, ditën e hënë të 14 shkurtit, ne ditën e dashurisë, do t’i transferojë 2.000€ në Fondin Humanitar për mbrojtjen e popullit ukrainas në raste lufte.
Ne jemi Ju, kjo jeni Ju, të dashur shqiptar të vendit tim. Paratë tuaja shkojnë kur dhe ku duhet, çdoherë e përherë, gjithnjë e gjithmonë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, lusin Zotin t’iu ndihmoj në tejkalimin e përjetimeve psikike e shpirtërore në gjendjen aktuale që jeni, dhe shpresojnë se fuqitë e mëdha perëndimore e ndërkombëtare, do të jenë përkrah popullit e shtetit të Ukrainës, bashkarisht me aleatin tonë të përgjithjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sinqerisht,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.