E dhimbshme: Vdes 18 vjeçari nga Bistrica, ishte djali i veteranit

Flamur Hetemi ka vdekur sot në moshën 18 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Jepi zë.

I riu vdiq pas një sëmundje të rëndë me të cilën po përballej që një kohë.

Ai ishte duke u trajtuar në një spital në Stamboll të Turqisë.

Flamuri ishte djali i veteranit të luftës, Behxhet Hetemi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë.

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në moshën 18 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Flamur (Behxhet) Hetemi.

Zoti i madhërishëm e mëshiroftë shpirtin e ti🙏
Per ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë.