E dhimbshme, pas një sëmundje të rëndë vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu.

E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte kishte veshur edhe uniformën e FSK-së.

Ajo kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë.

Ish luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar poashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti i tij përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Sot me daten 13.08.2022 ndrroj jet bashkshortja ime Lendita Fejzullahu Xhemajli. Pas nje semundje te rende, ishalla na takon Zoti ne Xhenet
Per varrim ju njoftojm me kohe.