Real Madridi tash e disa vite ka ndërruar strategjinë e lojtarëve që do të luajnë për këtë skuadër.
Madrilienët po përpiqen të formojnë një brez të ri, i cili mund ta udhëheq klubin drejt sukseseve.
Vinicius Junior, Rodrygo, Camavinga e Valverde janë lojtar shumë premtues, të cilët posedojnë një talent të rrallë.
E për këtë të fundit sipas Fabrizio Romanos, ”Los Blancos” e konsiderojnë uruguajanin si lojtarin kryesor për të ardhmen.
”Real Madridi e konsideron Fede Valverden si lojtarin kryesor për planet e së ardhmes – bordi drejtues dëshironte t’i rinovonte kontratën pēr të evituar propozime nga klubet e Premier League në verën e ardhshme pasi që interesimet për lojtarin kishin filluar muaj më parë”, shkruan Romano.
Marreveshja e re nënkupton që 23 vjeçari do të qëndroj në ”Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027 ai do të jetë i paprekshëm.
\RTV-Okarina\