Dyshohet se kanë shtënë me armë dy persona në Drenas

Dyshohet se kanë shtënë me armë dy persona në Gllogoc

Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri të premten rreth orës 13:49 në fshatin Komoranë, në Drenas

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.