Futbollisti shqiptar, Granit Xhska po hetohet për dyshimet e ngritura se ai ka kurdisur ndeshje ne ligën numër një në botë, sipas prestigjiozes DAILY MAIL.
FA kreu një hetim gjashtë mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend!
FA hapi hetimin e saj pasi u njoftua për modele të dyshimta bastesh në lidhje me një karton të verdhë të treguar ndaj Xhakës në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në “Elland Road” më 18 dhjetor.
Një tjetër aspekt i çuditshëm i incidentit ishte se shanset e ofruara në shkëmbimin e basteve për ndëshkimin e Xhakës ishin më të larta në 10 minutat e fundit se sa para fillimit, gjë që shkaktoi gjithashtu shqetësime për integritetin.
Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52,000£, i vendosur gjatë ndeshjes ndaj Xhakës për t’u ndëshkuar në 10 minutat e fundit, pavarësisht faktit se Arsenali po fitonte 4-1.
Në bast janë futur 50.000£+ dhe janë tërhekur diku rreth 250.000£+, shkruan DAILY MAIL.
Vlen të përmendet se Granit XHaka fiton 5.200.000£ në sezonë!