Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatin e analizave të ujit në Kaçanik, pas dyshimeve se 192 qytetarë të kësaj komune janë helmuar. Ministria ka thënë se nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit të MSh’së, të gjithë qytetarët e trajtuar janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim.
“Nga data 5 korrik 2022 deri më sot në QKMF Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore githsej 192 qytetarë, prej të cilëve shumica janë me simptoma të njëjta si: temperaturë, ethe, barkqitje, vjellje, mundim.
Nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm”, ka njoftuar Ministria.
Rekomandimet e IKShKP janë si në vijim:
1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109),
2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt,
3. Të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor,
4. Të monitorohet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e klorit (Cl) rezidual,
5. Marrja e të gjitha masave prë njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar,
6. Si rekomandim kryesor ky sistem të sanohet dhe të futet nën menaxhimin e KRU “Bifurkacioni“.
Ministria e Shëndetësisë do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucionet e tjera relevante për hulumtimin e mëtutjeshëm të rastit.
Ndërkohë, deri në sanimin dhe eliminimin e të gjitha problemeve me ujin, u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Kaçanikut që si masë preventive të vlojnë ujin, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose të shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt.
Komunikata e plotë:
Menjëherë pas pranimit të informatës së parë për shtim të numrit të rasteve të raportuara me barkqitje dhe të vjella në Komunën e Kaçanikut, në terren ka dalur ekipi nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Ferizaj (dega regjionale e IKShKP në Ferizaj) dhe ka marrë mostrat e ujit në lokalitetet ku ka pasur raste të raportuara.
Ndërkaq, sot Komunën e Kaçanikut kanë shkuar në vizitë edhe zv. minstrja e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha-Bunjaku, zv. ministri i Ekonomisë, z. Mentor Arifaj, këshilltari i ministrit të MPB, z. Lorik Lipoveci dhe dy deputetë të Kuvendit të Kosovës: Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Dr. Mirsad Shkreta nga Komisioni parlametar për shëndetësi I KUvendit të Kosovës.
Atje janë takuar me kryetarin e Komunës Kaçanik, z. Besim Ilazi, drejtoreshën e QRShP- Ferizaj, Dr. Sevdije Mehmetin, drejtorin e QKMF-së, Dr. Sinan Zenelin me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim është siguruar përkrahja nga niveli qendror dhe delegacioni nga Prishtina është informuar për së afërmi me ngjarjen dhe situatën. Janë vizituar edhe disa burime e rezervoare shpërndarëse të ujit në fshatrat Dubravë e Biçec, të kësaj komune.
Lajmi i mirë është fakti se të gjithë qytetarët e trajtuar janë në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnjë referim për hospitalizim.
Nga data 5 korrik 2022 deri më sot në QKMF Kaçanik kanë kërkuar ndihmë mjekësore githsej 192 qytetarë, prej të cilëve shumica janë me simptoma të njëjta si: temperaturë, ethe, barkqitje, vjellje, mundim.
Nga mostrat e ujit të marra, analizat bakteriologjike kanë treguar se këto mostra të ujit nuk i plotësojnë standardet e ujit të pijshëm.
Rekomandimet e IKShKP janë si në vijim:
- Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit për Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109),
- Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt,
- Të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor,
- Të monitorohet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e klorit (Cl) rezidual,
- Marrja e të gjitha masave prë njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar,
- Si rekomandim kryesor ky sistem të sanohet dhe të futet nën menaxhimin e KRU “Bifurkacioni“.
Ministria e Shëndetësisë do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucionet e tjera relevante për hulumtimin e mëtutjeshëm të rastit.
Ndërkohë, deri në sanimin dhe eliminimin e të gjitha problemeve me ujin, u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Kaçanikut që si masë preventive të vlojnë ujin, i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose të shfrytëzohen resurset e tjera që kanë ujë të sigurt