Dy të vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19

 

Dy persona kanë vdekur dhe 8 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë shtatë persona janë shëruar kurse janë kryer 1.721 teste.

 

 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.