Dy të vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

 

Ministria  Shëndetësisë  ka bërë  të  ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë  janë  konfirmuar edhe 17 raste të  reja me COVID-19 dhe janë shënuar 2 raste të  vdekjes.

Sipas njoftimit, 8 pacientë janë shëruar nga coronavirusi. Ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 353.

 

 

Po ashtu, MSH njofton se në Kosovë janë edhe 172 raste aktive me COVID-19.