Dy të mitur i vjedhin vushtrriasit stoli ari dhe para në kasafortë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje dy të mitur kanë vjedhur nga dy kasaforta në një shtëpi stoli ari dhe para të gatshme.

Policia me urdhëresë nga gjyqtari ka kryer bastisje në dy lokacionet e dyshuara, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

 

 

Vushtrri 27.01.2021 – 16:15-17:00. “Një ankues mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë dy dyshuar të mitur, të cilët nga dy kasaforta të metalta kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisja në dy lokacionet e dyshuara, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./RTV-OKARINA