Dy studentë-kadetët e rinj kosovarë përzgjedhen për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së

 

Në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA për FSK-në, si dhe pas një procesi të konkurrencës shumë të fortë nga qindra konkurrentë nga shumë shtete të ndryshme të Botës, kandidatët Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë dy studentë-kadetët e radhës të përzgjedhur të Kosovës për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point.

Studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për ti shërbyer vendit tonë.

 

 

SHBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta.

\RTV-Okarina\