Dy persona gjenden të vdekur, njëri në Pejë e tjetri në Prizren

Dy persona gjenden të vdekur, njëri në Pejë e tjetri në Prizren

Raporti i Policisë së Kosovës ka treguar se në 24-orët e fundit dy persona janë gjetur pa shenja jete.

Këto dy raste të ndara, kanë ndodhur në Pejë dhe Prizren,

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga policia për rastin në Pejë.

Kurse për rastin në Prizren thuhet se “Raportohet se pa shenja jete, i shtrirë në rrugë është gjetur viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”rtvokarina.