Pas raportimeve të shumta për stuhinë në Kentucky, ku pas shfaqjes së mbi 20 tornado humbën afro jetën afro 100 persona, ka ndodhur edhe një mrekulli.
Në fakt erërat gjatë shfaqjes së tornadove frynin me mbi 300 kilometra në orë, duke shkulur nga një shtëpi vaskën në tualet, brenda të cilës ishin dy fëmijë.
Familja e pafat raportoi zhdukjen e tyre në rajonin ku blloqe të tëra janë bërë “rrafsh me tokë” nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.
Në terren kanë dalë shumë ekipe të shpëtimit duke shpresuar se nën rrënoja do të nxjerrin të mbijetuarit, por edhe kufomat e atyre që e pësuan.
Megjithatë, dy fëmijët e zhdukur janë gjetur në vaskën që tornadoja e shkuli nga tualeti, duke e hedhur në një lokacion krejt tjetër. Për çudi, fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre.
Kjo ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët dhe si pasojë përfundoi mbi shtëpi.
Pamjet nga terreni shfaqin vetura të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.
Videon e plotë mund ta shihni