Durmishi: Unë mezi e kaloj muajin, deri vonë kam jetuar me qira

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është sonte i ftuar në intervistë në emisionin Context në ATV. Durmishi ka folur për pëgjimet e publikuara ditë më parë në media.

Gazetari Zekirja Shabani ka pohuar gjatë emisionit se flitet që kompania Bageri e paguan rreth 5 mijë euro në muaj zëvëndes ministrin Hysen Durmishin.

Zëvëndes-ministri e ka mohuar.

Unë jetoj nga paga, nuk kam të hyra të tjera. Menzi e kaloj mujin i kam dy fëmijë të vegjël, menzi e kaloj mujin”, tha ai.

“Njerëzit që me njohin e dinë çfarë standardi të jetës kam. Deri para dy muajve kam jetu me qera, tash kam banesë”, tha Durmishi.

Me pas Durmishi është pyetur se a mban mend çmimin e blerjës së banesës.

Durmishi ka thënë se e di saktë, por ka refuzuar të komentoj deklaratat e Liburn Aliut i cili nuk e dinte saktë se sa i ka paguar banesat në nje lagje luksoze të Prishtinës.