Sot, me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ”18 qershori” në Klinë Dukagjini pret Drenicën e Tahir Lushtakut.
Të dy skuadrat në javën e parë barazuan me Ballkanin, respektivisht Gjilanin dhe sot të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.
Dukagjini zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Ballkanit dhe mori një pikë të artë.
Në anën tjetër Drenica ishte e pafat pasi vetēm në kohën shtesë pësoi golin e barazimit.
Sot pritet të zhvillohet një ndeshje e luftuar dhe e fortë taktikisht sepse të dy trajnerët njihen për lojë të fortë taktike.
\RTV-Okarina\