Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur pedofil dhe dhunues ish-ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliqin, pasi ky i fundit ka thënë se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe.
Përmes një postimi në Facebook, Balje ka ftuar Organizatën e Veteranëve të UÇK’së, AKI’në, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfardo veprimi.
“Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr ” obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet”, ka shkruar Balje.
Ndërkohë, nga Baliq ka kërkur që të përgjigjet në disa pyetje.
“Kurse nga ti Numan kërkoj përgjegjëje në disa pyetje: Si ke shpërndar armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerzë përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?”, ka shkruar Balje.