Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditë më parë solli këngën e re të quajtur, “We’re good”.
Projekti u prit shumë mirë dhe është komentuar mjaft shumë edhe për videoklipin, në të cilin ka rikthyer Titanikun.
Ndonëse po korrë suksese të njëpasnjëshme, 25 vjeçarja thuhet së fundmi se ështe ‘artistja femër më e dëgjuar në botë në platformën Spotify’.
“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në InstaStory.