Drojë për trazira, KFOR-i blindon veriun e Kosovës

Reth dy javë më parë kjo zonë ishte e bllokuar nga serbët e veriut

Pas pezullimit të vendimit për reciprocitet në dokumente personale, u hoqën barrikadat.

Me afrimin e datës 1 shtator, kur pritet që vendimi të rihyjë në fuqi, këtu u vendosën trupat e KFOR-it.

Megjithatë, ky postbllok nuk është i vetmi që haset rrugëve të veriut të Kosovës.

Përveç nga toka, monitorimi po bëhet edhe nga ajri.

Kontigjenti i parë i pjesëtarëve të KFOR-it u vendos në orët e mbrëmjes, andaj në mesditë bëhej edhe ndërrimi i ushtarëve.

Dikush kujdeset të pasqyrojë gjendjen të cilën po e linte.

Ky ushtar, por edhe kolegët e tij, janë në gjendje gatishmërie për çdo eventualitet.

E prania e KFOR-it këtu nuk iu pengon serbëve të veriut. Ata madje fajësojnë politikanët për situatat e krijuara në këtë pjesë të Kosovës.

Se politika është përgjegjëse, e thotë edhe një qytetar tjetër.

Ndërsa dikush tjetër thotë se nuk ndihet i sigurt gjatë kalimit të rrugës që çon në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas Qeverisë së Kosovës, më 1 shtator do të nis së zbatuari vendimi për reciprocitet në letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.