Me datën 17.07.2022 rreth orës 16:45, në Stacionin Policor Skenderaj është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator pa fishek dhe tri (3) gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G.G.,28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.