Ulpiana dhe Drenica do të ballafaqohen nesër (e diel) nga ora 13 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan në kuadër të xhiros së 22-të të BKT Superligës.
Lipjanasit nuk e kanë shijuar ende fitoren në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim.
Në anën tjetër drenicasit nuk e kanë shijuar humbjen në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka marrë një fitore dhe dy barazime.
Në dy ndeshjet e luajtura në dy fazat e para është regjistruar rezultati identik 0-1, ku skuadrat morën nga një fitore si musafire e tjetrës.
Aktualisht Drenica ndodhet e 5-ta në tabelë me 28 pikë të grumbulluara, kurse Ulpiana ndodhet e 8-ta me 19 pikë.