Drenica udhëton në Podujevë në kërkim të vazhdimësisë

Dueli ndërmjet dy Tahirëve pritet të jetë shumë interesant ditën e nesërme (e enjte), ku Llapi i Tahir Batatinës pret Drenicën e Tahir Lushtakut.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 13:00.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave ku Llapi ishte vendas, Drenica ka bilanc shumë të mirë teksa ka marrë dy fitore, dy barazime dhe vetëm një herë është mundur.

Kjo ndeshje prodhon çdo herë gola, ku në dhjetë ndeshjet e fundit janë realizuar plotë 32 gola, ku llapjanët kanë shënuar 15 gola, kurse drenicasit kanë shënuar 17.

Aktualisht Llapi ndodhet në vendin e katërt me 39 pikë, kurse Drenica e pesta me 31 pikë.