Drenica udhëton në kryeqytet për të vazhduar me rezultate pozitive

Dy skuadrat që nuk kanë rënë asnjëherë nga elita e futbollit kosovar do të përballen të dielën në mesditë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina pret Drenicën me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 12 në “BKT” Superligë.
Prishtina vjen pas humbjes kundër Ballkanit me rezultat 2-0, kurse Drenica mundi Dukagjinin 2-0.
Në ndeshjen e fazës së parë në Skënderaj në stadiumin “Bajram Aliu” Drenica kishte fituar me rezultat 2-1 falë golave të Denisson dhe Zabërgjës, kurse për Prishtinën kishte realizuar Oto John.
Në pesë ndeshjet e fundit si vendas, Prishtina ka marrë katër fitore, kurse një ndeshje ka përfunduar në barazim.
Vetëm një nga dhjetë sfidat e fundit ka përfunduar pa gola, kurse në nëntë ndeshje janë realizuar gjithsej 21 gola.
\RTV-Okarina\