BKT Superliga e Kosovës filloi aksionin pranveror ditën e sotme me një ndeshje shumë interesante në Skenderaj.
Drenica ndali Gjilanin në barazim 1-1 në “Bajram Aliu” pas një ndeshjeje shumë të luftuar nga të dy skuadrat.
Drenica luajti më mirë në gjysmëorën e parë të ndeshjes, teksa në minutën 23′ Genc Hamiti fitoi një penallti, ku pas konsultimit me VAR-in u dha 11-metërsh, të cilën në minutën 25′ Kreshnik Uka e shndërroi në gol dhe kaloi vendasit në epërsi 1-0.
Pas golit drenicasit më shumë u mbrojtën, teksa tentuan nëpërmjet kundërsulmeve të dyfishonin epërsinë, por nuk ia dolën dhe kështu pjesa e parë përfundoi 1-0.
Në pjesën e dytë Gjilani sulmoi më shumë teksa Drenica nëpërmjet kundërsulmit kishte dy mundësi të mira me Zabergjen.
Dhe ligji i pashkruar që po nuk shënove do pësosh ndodhi dhe një herë.
Në minutën 72′ zëvendësuesi Shend Kelmendi shfrytëzoi më së miri lëshimin e vetëm të mbrojtjes kuqezi duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pesë minuta më vonë Fatlum Gashi i kuqezinjëve u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në Prognin, vendim ky që u mor pas konsultimit me VAR-in.
Gjilani tentoi deri në fund, por nuk arriti të shënonte dhe kështu bie nga pozita e parë në tabelë.
Pas 19 xhirove Gjilani tashmë ndodhet e treta me 36 pikë, kurse Drenica mbetet në pozitën e gjashtë me 24 pikë.
Rezultatet tjera të ndeshjeve të sotme në BKT Superligë:
Ballkani 4-1 Dukagjini
Drita 7-0 Feronikeli.
\RTV-Okarina\