Drenica rikthehet tek fitoret në Superligë

Drenica ka mundur 2-0 Dukagjini në kuadër të xhiros së 11-të në “BKT” Superligën e Kosovës në futboll.
Braziliani Denisson ishte ylli i ndeshjes duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar spektakël në fushë.
Osman Mëziu fitoi një penallti, kurse Denisson e shndërroi në gol në minutën 37′, ndërsa, Ilir Syla u ndeshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje që shkaktoi në Mëziun.
Në minutën 71′ numri 20 i skuadrës kuq e zi realizoi golin e dytë pas një goditjeje të bukur nga jashtë zone me topin që u devijua nga Dallku dhe përfundoi në rrjetë.
Një ndeshje shumë e mirë e skuadrës drenicase duke mos e rrezikuar për asnjë çast fitimin e tre pikëve.
Me këtë fitore tashmë “Shqiponjat e Zeza” kanë grumbulluar 20 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara.
Gjithashtu skuadra nga Skënderaj kanë sulmin më të mirë në Superligë me 17 gola të realizuara.
\RTV-Okarina\