”BKT” Superliga e Kosovës ri-nis aksionin pas dy javëve pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Vëmendja e futbolldashësve kosovar sot do të jetë në Skënderaj.
Në ”Bajram Aliu” Drenica pret Prishtinën me fillim nga ora 16:00.
Këto dy skuadra janë të vetmet që nuk kanë rënë asnjëherë nga superliga.
Për shkak të vendimit të fundit të Qeverisë për masat anti-COVID-19, tifozët në stadium do të lejohen vetëm 10% e kapacitetit të ulëseve.
Çdo kush që dëshiron një biletë për t’u future në stadium duhet të posedojnë njërën nga këto dëshmi:
– Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
– Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Dy ndeshjet e tjera të dites janë:
Malisheva – Drita
Ballkani – Ulpiana
\RTV-Okarina\