Drenica merr fitore në Klinë

Drenica ka plotësuar pritshmëritë duke fituar me rezultat 2-1 përballë Dukagjinit në stadiumin “18 qershori” në Klinë.

Një paraqitje shumë e mirë e kuqezinjëve, veçanërishtë në pjesën e parë ku shënuan dhe dy gola.

Fillimisht Zabergja në minutën e 5′ shfrytëzoi më së miri asistimin e Genc Hamitit duke dribluar dhe portierin dhe duke e çuar topin në rrjetë

Drenica kishte dhe raste të tjera, por nuk arriti të dyfishonte rezultatin deri në minutën 44′ ku sërish Hamiti ishte asistuesi dhe kësaj radhe Abazi shënoi duke e kaluar edhe ky portierin vendas.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e qetë teksa Drenica uli ritmin e nndeshjes, kurse vendasit sulmonin, por jo rrezikshëm.

Për ta bërë fundin e ndeshjes interesant u përkujdes Hasanaj që zvogëloi epërsinë në 1-2 në minutën 88′, por deri në fund nuk kishte më raste dhe kështu musafirët kthehen në Skenderaj me pikët e plota.

Në fund të ndeshjes kishte dhe nervozizëm, por që nuk kishte pasoja.

Drenica pas kësaj fitoreje tani ka 27 pikë dhe përkohësisht ndodhet e 5-ta në tabelë, kurse Dukagjini ndodhet e parafundit me 18 pikë.