Drenica ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e fundit të këtij sezoni duke mposhtur Feronikelin me rezultat 3-2 dhe siguron mbetjen në Superligë edhe për edicionin tjetër.
Ndeshja nisi keq teksa në minutën e katêrt tifozët e Drenicës u futën në fushë dhe më pas edhe ata të Feronikelit që bënë që ndeshja të ndërpritet pë mbi 20 minuta.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 falë golit të Osman mëziut në minutën 45+2′.
Pjesa e dytë dhuroi dhe katër gola të tjerë.
Fillimisht Kreshbik Uka realizoi për 2-0 dhe shënoi golin e 20 në këtë sezon të BKT Superligës.
Shtatë minuta më vonë, Armend Abazi shënoi lehtësisht golin e tretë pas asistimit të Ukës i cili u tregua shumë altruist.
Pas rezultatit 0-3 kuqezinjët u relaksuan shumë dhe këtë e shfrytëzuan djelmoshat e skuadrës nga Drenasi të cilët shënuan dy gola.
Fillimisht në të 64′-tën Sokol Kiqina shënoi një gol shumë të bukur, e pas tij, në të 74′-tën Qorri realizoi një tjetër gol të bukur.
Drenica goditi dhe tre herë shtyllën në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitoreje Drenica e mbyll sezonin me 50 pikë të grumbulluara, kurse në barazh mbeti Malisheva që barazoi 0-0 me Dukagjinin.