Elita e futbollit kosovar rikthehet në këtë fundjavë me ndeshjet e dyta të fazës së dytë.
Të dielën në stadiumin ”Bajram Aliu” Drenica pret Dukagjinin në kuadër të xhiros së 11-të të ”BKT” Superligës.
Drenica kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes kundër Gjilanit në mesjavë, kurse Dukagjini barazoi me Ballkanin.
Në fazën e parë drenicasit mundën skuadrën nga Klina me rezultat 1-2,.
Por, një munges e madhe për ”Shqiponjat e Zeza” në këtë ndeshje pritet të jetë Kreshnik Uka, i cili është futbollisti më në formë i skuadrës.
\RTV-Okarina\