Drenica ka fituar me rezultat 4-0 kundër Feronikelit në kuadër të xhiros së nëntë në ”BKT” Superligën e Kosovës.
Në një fushë me shumë ujë nga reshjet e shiut, kuqezinjët u gjenden më mirë se kundërshtarët në këtë mot me shi.
Drenicasit vulosën fitorën në pjesën e psrë ku realizuan tre gola.
Fillimisht Kreshnik Uka në minutën 12′ shënoi për 1-0, kurse golin e dytë e shënoi braziliani Denisson në minutën 25′.
Për 3-0 realizoi qendërsulmuesi Zabërgja në minutën 43′ dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Kreshnik Uka shënoi nga penalltia në minutën e 60′ duke realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin pë Drenicën.
Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet sërish në krye të tabelës me 17 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje.
\RTV-Okarina\