Prishtina ka fituar ndeshjen që në total zgjati plotë 140 minuta.
Drenica luajti më mirë në tërë takimin duke e dominuar Prishtinën, por vendimet e gjyqtarit kryesor ndikuan në rezultatin përfundimtarë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me disa raste, ku rastin më të mirë në këtë pjesë e kishte Kreshnik Uka.
Në pjesën e dytë, Uka përmirësoi shënjestrën duke e çuar topin në rrjetë me një parabol të bukur pas asistimit maestral nga Genc Hamiti në minutën 62′.
Minutat në vazhdim drenicasit u mbrojtën mirë deri në kohën shtesë.
Bejtullahu në mënyrë të pakuptimt dha 8 minuta shtesë, ku Azem Bejta ishte i pafat kur topi e goditi në dorë, me Besnik Krasniqin që realizoi nga pika e bardhë në minutën 90-5′.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe vetëm pas dy minutave kryeqytetasit shënuan gol me anë të blerjes së bujshme, Sadam Sulley.
Në vazhdim kuqezinjët kërkuan barazimin, por nuk e gjetën edhe pas sulmeve të njëpasnjëshme.
Uka goditi bukur, por Betim Halimi shpëtoi skuadrën e tij.
Drenica në vazhdime kërkoi dhe dy penallti, por Mervan Bejtullahu i kishte futur “veshët në lesh” duke mos akorduar penallti.
Drenicasit protestuan ashpër, madje trajneri Tahir Lushtaku edhe u përjashtua.
Pas ndeshjes, Lushtaku deklaroi se ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, por nuk ishte i kënaqur me faktorët tjerë që ndikuan në rezultat.
\RTV-Okarina\