Drenica dhe Prishtina janë ndarë në paqe pasi që barazuan pa gola në “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenica luajti shumë mirë në pjesën e parë duke krijuar raste dhe duke shënuar dhe një gol, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë drenicasit lëshuan teren dhe Prishtina ishte më kërkuese, por pa arritur dot të shënoj.
Pas këtij barazimi Drenica tani ka grumbulluar 28 pikë dhe mbetet e 5-ta në tabelë, kurse Prishtina gjendet e 6-ta me 3 pikë më pak se Drenica.
Drenica të dielën do të udhëtoj në Lipjan për t’u përballur me Ulpianën, kurse Prishtina pret Gjilanin.