Drenica dhe “bisha braziljane” ndërprejnë bashkëpunimin

Skuadra e futbollit “Drenica” ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me Bruno Arrahal me kërkesën e këtij të fundit.

“Komunikatë për media!

Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton se sot ka nderprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil, lojtari ka bërë kerkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kerkesën e lojtarit.

KF Drenica, falendëron futbollistin për kontributin e dhënë për klubin, dhe i dëshiron suksese e çdo të mirë në jetë!

KF Drenica
Skenderaj
27.03.2022”

30-vjeçari braziljan ka zhvilluar 16 ndeshje në këtë edicion duke dhuruar një asist, por kontributi më i madh i tij ishte në fazën mbrojtëse ku është aktivizuar si qendërmbrojtës por edhe si mesfushor defanziv.