Xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll sot u mbyll me dy ndeshje mjaft interesante.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ka mirëpritur Drenicën në derbin lokal.
Në anën tjetër, sot është zhvilluar edhe ndeshja në mes Besës dhe Arbërisë.
Të dyja ndeshjet janë zhvilluar nga ora 13:00.
Derbi lokal në mes KF-Drenica dhe Feronikelit mbyllet me rezultat 3:1 në favor të KF-Drenica.
Uka shënoi gol në minutën e 18’, për të vazhduar tutje derbin me golashënuesin Frashëri, i cili shënoi gol në minutën 45’.
E rezultatin e fitores e mbylli golashënuesi Uka, i cili shënoi gol për të dytën herë në minutën 81’.
Kurse ndeshja në mes Besës dhe Arbërisë, përfundoi me rezultat 0:3, në favor të Arbërisë.
/RTV-Okarina/