Drenasi fiton çmimin e parë për perfomancën më të mirë komunale

 

Komuna e Drenasit ka fituar çmimin e parë për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, me 72 pikë. Vendi i dytë me performancën më të mirë ka dalë të jetë komuna e Rahovecit me 68 pikë, kurse në vendin e tretë janë radhitur komuna e Lipjanit me 65 pikë dhe ajo e Obiliqit.

Kështu u bë e ditur me rastin e ndarjes së grantit të performancës komunale për vitin fiskal 2021, ku 21 prej tyre kanë arritur të marrin grante ndërsa 17 të tjera nuk kanë plotësuar kushtet.

 

 

 

 

Çmimin për komunën e parë e ndau kryeministri Albin Kurti, me ç ‘rast tha se matja e performancës komunale është shumë e rëndësishme pasi që rrit transparencën, lehtëson përpjekjen për arritjen e standardeve ligjore, nxit konkurrencën, dhe bënë që sjelljet e punonjësve në arritjen e faqeve të synuara.

Gjëja themelore e modelit të menaxhimit të perfomancës, sipas Kurtit, është që matjet të jenë të sakta dhe reale ku tha se qeverisja lokale paraqet vlerë të zhvillimit të qytetërimit.

 

 

“Pasqyra e zhvillimit dhe progresit tonë si shoqëri janë pikërisht komunat në tërësinë e tyre. Komunat mund të punojnë në planet dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik. Ato janë përgjegjëse për licencimin e veprimtarive afariste, për aplikimin e tatimeve dhe pagesave, sigurimin e infrastrukturës dhe të arsimit bazik dhe miratimin e rregulloreve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës. Në të gjitha vendet demokratike komuna është institucioni më i rëndësishëm për trajtimin e kërkesave të qytetarëve me detyrën të përfaqësoj drejtë nevojat dhe pikëpamjet e lokalitetit. Qeverisja lokale paraqet vlerë të shtuar të qytetërimit në çdo sistem politik modern, gjë që shpesh thuhet që nuk ka demokraci pa vetëqeverisje lokale”, tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se shpërblimi rrit konkurrencën dhe kjo ka dhënë efektin e tyre në përmirësimin e shërbimeve.