Drenas, dehën babë e bir, rrahen mes vete

Dy të dyshuar kosovarë, të cilët mësohen të jenë babë e bir, janë rrahur me vete duke qenë nën ndikim të alkoolit, raporton rtvokarina.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia, duke njoftuar se të njëjtit kishin pësuar lëndime trupore gjatë konfliktit që ndodhi të shtunën, rreth orës 23:32.

Të dyve u është dhënë ndihma mjekësore, teksa rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj kishin pësuar lëndime trupore. Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet nën joftimin e Policisë.rtvokarina.