Shkolla private e gjuhëve “London School” në Mitrovicë e udhëhequr nga Albina Hoti ka dhënë shembullin e mirë për tërë shqiptarinë.
Pas rastit të Ëmblës, nxënëses me sindromë Down nga Maqedonia e Veriut, e cila u largua nga klasa ku vijonte mësimet me bashkëmoshatarët e saj pas një peticioni të prindërve të klasës, kjo shkollë tregoi se në institucionin e tyre nxënësit me këtë sindrom shkollohen pa pagesë.
Nga shkolla kanë thënë se këta fëmijë janë grupi më i ëmbël i tyre.
Postimi i plotë:
“Grupi më i #ëmbël i London School ⭐️
Ne besojmë që fëmijët me ekstra kromozone janë ekstra unik e të veçantë, prandaj duhet të kenë një mbështetje nga gjithsecili, dhe të synojmë që përfshirja e fëmijëve me Down Syndrome në komunitet të rritet. 💙💛”