Dorëzohen çelësat për 6 shtëpi të filluara nga Bekim Jashari dhe Qatar Charity

Sot janë  dhuruar  çelësat e shtëpive të reja familjeve Hoxha, Idrizi, Shabani, Buliqi, Osmani dhe Smaka, të cilat janë ndërtuar në bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës ndërkombëtare Qatar Charity në Kosovë.

Ky projekt ka filluar në korrik të vitit të kaluar  pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe u realizuar në kuadër të bashkëpunimit që kishte ndërtuar ish kryetari i komunës, Bekim Jashari me organizatën Qatar Charity.

Dorëzimin e shtëpive sot e bëri kryetari aktual Fadil Nura bashkë me Mishal Al-haxhirij, përgjegjës për Evropën nga kjo organizatë, ku Fadil Nura pavarësisht punës së ish kryetarit nuk kishte vullnet që të tregoj që ky projekt është filluar nga Bekim Jashari.