Sekretarja e Arsimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Betsy Devos, është anëtarja e radhës e kabinetit që është dorëhequr nga detyra. Ky vendim vjen pas trazirave në ditët e fundit në SHBA.
Në letrën e saj, Devos akuzon presidentin Trump për nxitje të trazirave.
“Nuk është ndikimi sa është retorika juaj arsyeja ime e fortë për t’u larguar”, ka thënë ajo.
Pos saj, edhe Elaine Chao, sekretare e Transportit ishte dorëhequr nga detyra me arsyetimin se është e shqetësuar me ndodhitë e fundit.
I dërguari special për sigurinë kombëtarë, Mick Mulvaney është dorëhequr nga detyra.
Në anën tjetër, Seth Weathers, strateg i politikës, ka thënë se të dorëhequrit nuk ishin plotësisht në anën e Trumpit edhe para trazirave.
/RTV-Okarina/